Musharraf paditet për vrasje të Benazir Bhuttos

Gjykata në Pakistan ka paditur ish-presidentin e vendit, Pervez Musharraf, për pjesëmarrje në vrasjen e ish-kryeministres, Benazir Bhutto. Ky vendim i gjykatës është i pari i këtij lloji në historinë vendit, ngase për herë të parë një president i vendit paditet për një vepër kriminale.

Musharraf paditet se nuk ka parandaluar vrasjen e ish-kryeministres, e cila u vra pas një sulmi vetëvrasës me bombë, në vitin 2007. Një hetim i OKB’së erdhi në përfundim se, qeveria e tij nuk bëri asgjë për të garantuar sigurinë e saj, megjithëse Musharraf u kritikua edhe për mënyrën sesi u organizua hetimi i rastit dhe për lëshimet e shumta, siç ishin, për shembull, shpëlarja e vendngjarjes me ujë, dhe moskryerja e obduksionit.

Kohë më parë, Musharraf thoshte se, qeveria aktuale po bënë lojëra politike me vrasjen e Bhuttos, ndërkohë që për vite të tëra ka mohuar çfarëdo përgjegjësie të tij për këtë vrasje. Të njëjtën gjë e bëri edhe tani para gjykatës – sërish e mohoi fajësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button