Australi: Anija me azilkërkues u fundos në Oqeanin Indian

Një anije me azilkërkues është fundosur në Oqeanin Indian. Ekipet e shpëtimit nga Australia kanë arritur t’i nxjerrin 160 njerëz nga uji.

Anija u fundos sot, afro 220 kilometra në veri të Ujëdhesës Christmas, ku Australia e mbanë një kamp arrestimi për azilkërkuesit.

Australia po përpiqet t’i dekurajoj udhëtimet e këtilla të rrezikshme dhe muajin e kaluar ka shpallur se më nuk do të pranoj azilkërkues, që arrijnë me anije.

Deri tash këtë vit, 18 mijë azilkërkues kanë arritur në Australi.

Lajme të ngjashme

Back to top button