Ikjet e fundit nga Kosova, presidentja nuk i ndahet terenit

Ikjet e fundit të qytetarëve kosovarë drejt shteteve perëndimore, ka shtyrë presidenten e vendit, Atifete Jahjaga që t’i intensifikoi vizitat në shumë komuna të Kosovës, ku numri i të ikurve është me i madh.

Pas takimit me qytetarët e Vushtrrisë dhe Ferizajtë, Jahjaga sot planifikon t’i takojë qytetarët e Podujevës dhe Gjilanit. Përmes një komunikate për media, Presidenca ka njoftuar se e para e shteti Atifete Jahjaga sot në ora 10:30 do ta viziton komunën e Podujevës, ku pritet të takohet me kryetarin e komunës, Agim Veliu.

Gjatë ditës presidentja do të zbres edhe në rajonin e Anamoravës, dhe në ora 13:00 pritet të takohet me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kosova po përballet me ikje masive të qytetarëve drejt shteteve perëndimore në kërkim të një jetë me të mirë. /Gazeta Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button