Lista Srpska pret vendimin e Beogradit për pjesëmarrje ose jo në Qeverinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka deklaruar se ende nuk është vendosur për hapat e mëtejmë të përfaqësuesve të Listës Srpska lidhur me pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës.

Stojanoviq për RTS-në ka thënë se përkitazi me këtë në prag janë takimet e serbëve ë Kosovës me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, transmeton koha.net.

“Po të varej vetëm nga ne vendimi, ne do ta merrnim shumë më lehtë dheshëm më shpejt. Por, për shkak të kompleksitetit dhe të përgjegjësisë ndaj njerëzve, duhet që ta masim mirë çdo hap. Në të vërtetë, ne nuk e kemi zgjidhjen më të mirë, ne zgjedhim ndërmjet të keqes më të vogël”, ka thënë ai.

Stojanoviq ka vlerësuar se marrëveshja për Gjyqësorin arritur të martën në Bruksel ndërmjet Prishtinës e Beogradit, është zgjidhja më e mirë e mundshme në rrethanat e tashme.

Ai ka thënë se pret që tema kryesore e bisedimeve të ardhshme ndërmjet dy qendrave të jetë Asociacioni serb i Komunave, i cili, sipas tij, është esencialisht i rëndësishëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Lista Srpska ka thënë se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovë pas shkarkimit të ministrit për Kthim e Komunitete Aleksandar Jabllanoviq.

Pas protestave të opozitës, Isa Mustafa e shkarkoi Jabllanoviqin nga kjo pozitë më 3 shkurt.

Lajme të ngjashme

Back to top button