Rusia dhe Japonia biseduan në Moskë për Ishujt e Koraleve

Diplomatët rus dhe japonez sot në Moskë biseduan në përpjekje për ripërtëritjen e negociatave të ndërprera për kontestin territorial për shkak të cilit këto dy vende nuk kanë nënshkruar  marrëveshje paqësore pas Luftës së Dytë Botërore.

Takimi mes zëvendësministrit  rus të Punëve të Jashtme Igor Morgullov dhe zëvendësministrit japonez të Punëve të Jashtme  Singuke Sugijame vijojnë pas vizitës të kryeministrit japonez Shinza Abea në Moskë në prill të këtij viti.

Vizita e parë zyrtare e kryeministriti japonez në Rusi në 10 vitet  e fundit përfundoi me marrëveshje mes Abea dhe presidentit rus Vladimri Putin se do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje për statusin e Ishujve Kurile, që Armata e Kuqe sovjetike i mori në vitin 1945, ndërsa Tokio kërkon t’i kthehen.

-Në pajtim me marrëveshjen mes liderëve tanë, vazhdojmë me bisedimet për parametrat kryesor dhe mënyrat lidhur me negociatat e ardhshme paqësore. Shpresoj se do të arrihet progres me qëllim të zhvillimit të partneritet tanë në më shumë sfera, deklaroi Morgullov në fillimin e takimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button