Gjendet pllaka metalike e varrit të Mark Twain

Autori, emri i vërtetë i të cilit është Samuel Langhorne Clemens, është prej vitesh i varrosur në Amerikë. Ai ka vdekur në vitin 1910-të, ndërsa pllaka metalike e varrezës së tij u vodh para disa ditësh nga persona të panjohur.

Pllaka metalike e varrit të autorit Mark Twain, e vjedhur në fillim të janarit të këtij viti, është gjetur në kushte të mira dhe e padëmtuar në Elmira Woodland Cemetery. Asnjë i arrestuar nuk është raportuar nga policia me këtë rast.

“Duhet të falenderojmë njerëzit e fshatit dhe mirëmbajtësit e varrezës që na kanë ndihmuar të gjejmë këtë pllakë që zë vend të madh në historinë tonë” thotë raporti i policisë.

Autori, emri i vërtetë i të cilit është Samuel Langhorne Clemens, është prej vitesh i varrosur në Amerikë. Ai ka vdekur në vitin 1910-të, ndërsa pllaka metalike e varrezës së tij u vodh para disa ditësh nga persona të panjohur.

Twain ka qene i fascinuar pas shkencës dhe hetimeve shkencore. Ai pati një shoqëri të afërt dhe të gjatë me Nikola Tesla. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button