Mateni gishtin e unazës dhe gishtin tregues: Ja pse…

Tingëllon e pabesueshme, mirëpo raporti i gjatësisë së gishtit tregues dhe gishtit të unazës mund të tregojë gjithçka për ju, mirëpo ekzistojnë edhe dëshmi shkencore të cilat e konfirmojnë këtë.

Në të vërtetë, njerëzit të cilët gishtin e unazës e kanë të gjatësi pothuajse sa edhe gishtin tregues, me siguri do të jenë besnikë ndaj lidhjes por edhe në martesë, kanë treguar rezultatet e hulumtimit, transmeton Telegrafi.

Në krahasim me ata të cilëve gishti i unazës u është më i gjatë se gishti tregues, kanë më shumë shanse të tradhtojnë.

Hulumtimi i bërë në Oksford, tek 600 meshkuj dhe femra, konstaton që gishti i unazës i cili është më i gjatë se gishti tregues, është pasojë e tajitjes së shtuar të testosteronit, hormon gjenital i cili është në lidhje direkte me elanin seksual në periudhën derisa kanë qenë në barkun e nënës.

Shumë faktorë ndikojnë në sjelljen e njeriut (ndikimi i ambientit, përvoja jetësore) andaj ndikimet të cilat janë krijuar që në barkun e nënës nuk mund të kenë ndikim të madh në sjelljen seksuale.

Prandaj, gjatësie e gishtit të unazës gjithashtu do të thotë që ekzistojnë gjasa që të bëheni të pasur, të ekzekutoni në ndonjë instrument, të çmendeni apo të përfundoni në burg.

Edhe një kuriozitet – femrat me gishtin më të gjatë të unazës kanë më shumë gjasa të bëhen lesbike. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button