S’ka vizë për Rusi

Triumfoi në mesin e 16-të vajzave pjesëmarrëse mbrëmjen e së premtes. Por, e sapozgjedhura “Miss Universe Kosova”, Mirjeta Shala ka hasur në problemet e para.

Ndonëse bashkë me kurorën i është premtuar edhe pjesëmarrja në “Miss Universe 2013” në Moskë të Rusisë, bukuroshja shqiptare tashmë është në dilemë nëse do t’ia lejojnë hyrjen në këtë shtet…

Angazhimin e saj në modelim e ka nis kohë më parë. Dhe përballë dashurisë së madhe për të bukurën, vajza Mirjeta Shala nuk kurseu veten duke mos u ndalur deri në titullin për të cilin kishte ëndërruar vjet më parë.

E ndonëse edhe titulli “Miss Earth” kishte peshën e tij, vajza e cila pretendon të shkelë Moskën për një garë botërore, ka treguar për Tribuna se titullin “Miss Universe” e kishte dashur prej kohësh./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button