Beyonce Knowles ia sheh sherrin ventilatorit

Këngëtarja Beyonce Knowles këto ditë ka hapur festivalin e muzikës Virgin Media V Festival që mbahet në Chelmsford, duke i dhuruar fansave të saj një performancë fantastike derisa Labrinth iu bashkua asaj në skenë.

Ylli i muzikës R&B ndezi atmosferën kur u paraqit para publikut e veshur në të zeza dhe si gjithmonë me stil provokativ. Por ajo çfarë e bëri të veçantë performancën e saj ishte stili i ri i flokëve, i cili besohet që ka ardhur si pasoj e ngjitjes që diva pati javë më parë në një ventilator gjatë koncertit.

Edhe pse u paraqit me vonesë, krijuesen e hitit “Love On Top” e pritën me duartrokitje dhe me parulla “Beyonce të duam, je më e mira”.

Lajme të ngjashme

Back to top button