Aurela Gaçe, ditën plazh e natën koncerte

Ajo shquhet për energjinë e saj të veçantë, saqë mund t’ia dalë të jetë në formë edhe pa fjetur aq sa duhet. Këngëtarja Aurela Gaçe po kalon një verë shumë të vrullshme, me një agjendë të pasur koncertesh, datat e të cilave i ka publikuar edhe në rrjetet sociale për fansat e saj.

Disa ditë më parë, Aurela ka dhënë koncert në qytetin e saj të lindjes, Vlorë, pikërisht në “Saint Tropez”, ku ajo siç e ka zakon e ka ngritur publikun në këmbë, shkruan Panorama Plus.

Paradite, Aurela është fotografuar pa make up ndërsa bënte plazh, duke na dhënë rastin të shohim linjat e saj të rifituara pas lindjes së vajzës, me ushqim të kontrolluar, vrap dhe palestër. Ndërsa në darkë, Aurela shfaqet në variantin skenik, me look të kuruar në skenën e “Saint Tropez”.

Këngëtarja ka dhënë koncert për gjithë natën, për të vazhduar më tej turin e saj “live” në “Yacht Club” në Dhërmi, e “Diamonds” club në Ferizaj. Ajo këndoi po ashtu si e ftuar në koncertin e “Summer Fest”, që u organizua nga “Top Channel” në Vlorë.

Aurela tashmë ka vendosur edhe datën e dasmës në shtator me Skerdin, por deri atëherë do të vazhdojë të këndojë për pushuesit.

Koncertet “live” me grupin e saj vazhduan dje në mbrëmje në Korçë, në festën e madhe të “Birrës Korça”, dhe sot në mbrëmje në “Yacht Club” në Dhërmi. Gaçe do ta mbyllë këtë sezon nesër në Vlorë, me koncertin që do të japë në “Summer Rock”.

Lajme të ngjashme

Back to top button