Presidenti e shpalli terroriste lëvizjen Vëllazëria Myslimane

Nëpërmjet një dekreti, të nënshkruar nga presidenti i përkohshëm i Egjiptit, Adly Mansour, lëvizja Vëllazëria Myslimane është shpallur organizatë terroriste.

Në dekretin e nënshkruar nga presidenti Mansour,përveç që parashikohet që Vëllazëria Myslimane të përfshihet në listën e organizatave terroriste, shihet edhe konfiskimi i të gjitha aseteve të Vëllazërisë, dhe zbatimi i plotë i ligjit ushtarak ndaj anëtarëve të saj.

Ndryshe, vetëm gjatë protestave të djeshme policia ka konfirmuar se ka prangosur 1.400 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane.

Në ndërkohë, autoritetet egjiptiane kanë njoftuar se, kanë burgosur Mohammed al-Zawahirin, vëllanë e shefit të Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, nën akuzat për përkrahje dhe mbështetje të protestave, njoftoi agjencia AFP.

Mohammed al-Zawahiri është burgosur në shtëpinë e tij, në qytetin Giza, afër kryeqytetit egjiptian.

Lajme të ngjashme

Back to top button