Pse sërish një eksod?!

Ju lutem mos hipni në atë autobus.. Vëlla lëre djalin këtu, vendi i tij është Kosova. Motër pse hip në të gjithë atë botë skeptike?! Të betohem askujt nuk i’u shtrua rruga me flori, përvec Lekës së Madh. Edhe kjo ndodhi me dëshirën e tij.. Pra, ai dëshironte t’i tregoj botës, që asnjë lloj pasurie nuk merret në botën tjetër!..

-O kryeministër, ndaloje popullin!
Fjalë që të preknin shpirtin, në të gjithë ato video që u transmetuan në cdo program televiziv. Një djalë, vëlla, bashkëshort, baba kosovar, luste me fuqin e frymës së tij të ndaloeshin ato dhietra autobus dhe mijëra njerëz, që po largohen cdo ditë e më shumë drejt një jetë më të mirë.
Lajme pa fund, emisione, shkrime, analiza dhe opionione të mëdha po na shfaqin para syve të gjithë këtë tmerr që po ndodh këto ditë në Kosovë.
A thua cdo gjë ndodh krejt rastësisht? Apo cdo ‘rastësi’ lind nga një qellim?!
Realiteti është ky.. Të gjithë po ikin, pa asnjë pengesë kufitare. A edhe kjo është rastësi? Apo harruam se si para disa viteve u gjetën të vdekur rreth 20 kosovar në përpjekje e sipër duke kaluar një lum, e për tu futur ilegalisht në Hungari?!

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Isa Mustafa u bë kryeministër. Po a nuk është ironi, se shumica e popullsis që nga tetori i 2014 po mbush autobuset e kalon kufijt më rigoroze që një shqiptar mund të kaloj!
Po si nuk e llogarisim ne dot, se cdo shqiptari i ka ndodhur të kaloj nëpër kufijt e Serbis apo Hungaris dhe pothuajse kemi patur telashe, sapo e kanë lexuar nacionalitetin tonë. Dhe menjëherë kanë filluar kontrollimet e gjata, apo mundime nga më të ndryshmet.

-Po si ndodhi sot?
-Cfarë po ndodh me shqiptarët e Kosovës, që po kalojn këto dy kufij pa penges?!
Mendoj se dicka është e organizuar, por se cfarë dhe nga kush asgjë nuk dihet. Dhe mbase kurrë nuk do të dihet.
Eshtë shumë e vështirë ta besosh këtë eksod, kur e mendon se sa i ri është ky shtet, dhe sa optimist ka qënë këto vitet e fundit.
Kam frikë dhe dëshirë! Frikën se shumica e tyre do të rikthehen akoma dhe më të dëshpëruar, dhe mbase pas kthimit jeta e tyre do të jetë akoma dhe më e vështirë. Sepse ka prej atyre që kanë lënë punën për të ikur, mbase kanë marrë dhe hua, apo dhe kanë shitur ndonjë pronë. Për të mundësuar ikjen, drejt ‘shpëtimit’.
Kam dëshirë që ato dhietra autobus të kthehen ashtu si ikën, sepse vetëm të bashkuar mund të luftojn fenomenin e keq.. Dëshpërimin, pa punësin, atë cka i detyroi të hipnin brënda atyre autobuseve, që praktikisht të gjithë kishin kapacitetin për 60 pasagjer, por që kemi parë me sytë tanë se brënda tyre ishin futur më shumë se 100 pasagjerë. Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra, nëna me foshnjën në bark. Të gjithë drejt një të panjohure. Sepse atje askush nuk i siguron të mirat materiale, as më pak lumturinë!

Lajme të ngjashme

Back to top button