Verushevski akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje

Ish shefi i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim (DZK), Zoran Verushevski, i cili është i arrestuar në rastin “Puç” dyshohet vetëm për armëmbajtje pa leje dhe për asgjë tjetër, ka deklaruar avokati i Verushevski për Plusinfo.

“Kur e pyeta prokurorin për cilën vepër do të jetë në pyetje ai shumë mirë tha “për atë që akuzohet, për armëmbajtje pa leje nga viti 1982”. Asgjë tjetër”, ka deklaruar avokati Ilievski.

Ai thotë se klienti i tij është mirë.

“Pak ishte lënduar. Më tha nëse dëshirojnë të konfrontohen me mua atëherë është në rregull, por pse po më arrestojnë familjen. Është shumë i guximshëm”, ka thënë avokati Ilievski.

Lajme të ngjashme

Back to top button