Bota solidarizohet me Egjiptin nëpërmjet këtij simboli

“Shenja Rabia”, apo ngritja e katër gishtërinjve është bërë simbol i masakrës në Misr (Egjipt), dhe i sheshit Rabia el-Adevije.

Në shenjë solidarizimit me viktimat e masakrës në Egjipt, njëherit edhe me kërkesat e protestuesve të anti-grusht-shtetit, edhe nëpër rrjetet sociale dhjetëra qindar përdorues kanë vendosur këtë foto në profilet e tyre.

“Rabaa” që në arabisht ka kuptimin “katër” është bërë shenjë e grushtit të shtetit kundër protestave në Egjipt. Vetëm disa orë përpara masakrës së më 14 gusht, protestuesit anti-grusht-shtetit i tregonin botës kërkesat e tyre duke ngritur katër gishta, shkruajne mediat.

Sheshi Rabaa el-Adevije, tashmë i njohur për shkak të rezistencës së qindra e mijëra protestuesve anti-grushtit të shtetit, ka dëshmuar një nga masakrat më të rënda të viteve të fundit.

“Shenja Rabia”, apo ngritja e katër gishtërinjve është bërë simbol i masakrës në Misr (Egjipt), dhe i sheshit Rabia el-Adevije. Gjithashtu simbolizon rezistencën e përkrahësve të Presidentit Morsi në Egjipt.

Lajme të ngjashme

Back to top button