Shkolla fillore e Batincë nga shtatori me pamje të re

Pas evidentimit nga Komuna e Studeniçanit se në Shkollën Fillore “Alija Avdoviq” në fshatin Batincë infrastruktura dhe gjendja është e mjerueshme për 1238 nxënësit e kësaj shkolle është filluar menjëherë me punë që të përmirsohet kjo gjendje.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit të shtunën në teren ka inspektuar punimet që po kryehen në këtë shkollë, ai dhe ekipi i tij shpresojnë që viti i ri shkollor nxënësit e kësaj shkolle ti gjejë në një gjendje më të mirë dhe një pamje moderne.

“Ashtu siç premtuam se do te ndërmarrim urgjentisht masa me qëllim që fillim viti shkollor nxënësit e shkollës fillore në Batincë ti pres në një gjendje dhe kushte më të mira, ja po renovohet kjo shkollë.  Do të renovohen pjesët që janë më shumë të dëmtuara, koridoret dhe disa klasë, të gjitha banjot-tualetet do të paisen me çeshma dhe lavaboja të reja si dhe renovim i të gjitha pjesëve të nevojshme për kanalizimin fekal të shkollës”, tha Azem Sadiki, kryetar i Komunës së Studeniçanit gjatë inspektimit të punimeve në Shkollën Fillore “Alija Avdoviq” të Batincës.
Sadiki po ashtu njoftoi se do të ndërrohen të gjitha pjesët e dëmtuara të instalimit elektrik, që kanë qenë rrezik potencial për nxënësit e kësaj shkolle.

Gjatë qëndrimit në fshatin Batincë, Sadiki të shtunën ka inspektuar edhe punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës Lubosh-Batincë.

“Në asfaltimin e kësaj rruge po punohet intezivisht dhe gjithçka po shkon sipas planit. I lus qytetarët të kenë durim pasi që gjatë këtyre ditëve derisa po punohet do të jemi të detyruar që herë pas herë ta ndërpresim kalimin normal nëpër këto rrugë. Shpresojmë se në fundë do të kemi një rrugë lokale me të gjitha standardet e nevojshme”, theksoi Sadiki.

Lajme të ngjashme

Back to top button