Ja se si u organizuan dhe vodhën Postën në Çair

Ministria e punëve të brendshme, ka ngritur padi penale deri tek Zyra e Prokurorit Publik, kundër 10 personave, të gjithë nga Shkupi, A.S. (31), Z.J. (50), G.A. (27), I.A. (40), B.I. (32), R.Xh. (29), N.B. (30), I.P. (41), V.B. (48) dhe V.T. (49), përndryshe, të gjithë të punësuar në “Postën e Maqedonisë”, si të dyshuar për kryerjen e “punë të pakujdesshme të shërbimit”, që parashihet dhe dënohet sipas nenit 353-v nga Kodi Penal i Maqedonisë.

Policia ka informuar se asnjëri nga të punësuarit, në renditjen vertikale, nuk ka kryer siç duhet detyrën e tij, dhe se duke shkelur të gjitha rregullat e sigurimit të mjeteve, kanë lejuar grabitjen e lehtë. Thuhet mes te arrestuarve janë dhe gruaja e një ish ministri të VMRO-së dhe vajza e një ish funksioneri të BDI-së.

Me këtë, nuk kanë dëmtuar vetëm Postën e Maqedonisë, por edhe Republikën e Maqedonisë, sepse bëhet fjalë për ndërmarrje në pronësi të shtetit, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Gjegjësisht, më 26.07.2013, rreth orës 07:15, dy persona të maskuar, në postën në Çair, duke hyrë nga dera e pasiguruar e hyrjes shërbyese, janë futur në sallën dera e së cilës gjithashtu nuk ka qenë e mbyllur, pastaj në hapësirat ku qëndrojnë të hollat, e cila gjithashtu ka mundur të mbyllet por ka qenë e hapur, me kërcënim me armë ndaj të akuzuarit të katërt I.A. (40) dhe postierit A.S. (44) nga Shkupi, kanë marrë thasë me të holla, të cilat kanë qenë në pronësi të Buxhetit të Maqedonisë për pagesat prindërore për të posalindurit, ndërsa i akuzuari më lartë, si punonjës në Postën e Maqedonisë, me lëshimin e mbikqyrjes së duhur dhe sjelljes së papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të dy personave u ka mundësuar që pa pengesë ta kryejnë krimin dhe të marrin në mënyrë të paligjshme 13.660 denarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button