Banorët e Vevçanit protestuan para EVN-së me qirinj të ndezur
Një numër i madh i banorëve të Vevçanit dhe fshatrave përreth janë grumbulluar para selisë së EVN-së në Strugë që të shprehin pakënaqësitë lidhur me problemet me furnizimin me energji elektrike në këto vendbanime.
Banorët e Vevçanit, me qirinj në dorë deklaruan se kjo është thirrja e fundit për EVN-së që ta stabilizojë gjendjen me energjinë elektrike.
Për Vitin e Ri, banorët e Vevçanit 10 ditë nuk kanë pasur rrymë.