SFIDA QË SHËNON KOHA

Jetojmë në një kohë kur politikat ndërkombëtare janë të orientuara kah lufta për antiterorrizëm; kur globalizmi po troket në çdo portë të shoqërive dhe vendeve në botë; kur politikat globale  të vendeve të zhvilluara në përgjithësi kanë synime dhe vizione krejtësisht të ndryshme nga ato të cilat konsiderohen në grupin e vendeve dhe shoqërive në zhvillim.

Të bazuar në këto koncepte që sot kanë ngërthyer shoqëritë dhe botën mbarë, na duhet më tepër se kurrë të ngadhënjejmë edhe ne si shqiptarë. Në radh të parë duke rezonuar në një diametër më të gjerë, përfshirë këtu para së gjithash interesin kombëtar dhe më pas edhe pozicionimin dhe qëndrimin apo gjendjen e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Dallimet në këtë spektër, sigurisht mund të duken që në fillim dhe përshtypja e parë që krijohet në  masë të gjerë është fakti se kjo rrugë është tejet e vështirë.

Nuk ka mëdyshje, sakrificat dhe vështirësitë janë pjesë e sfidave të shoqërive evolutive. Por, pyetja lind sa ne u kontribojmë ndryshimeve dhe ecurive të procesit të reformave.

Edhe pse përvoja e së kaluarës na mësoi t’i përgjigjemi me heshtje (në shumë raste) padrejtësive, sepse në të kundërtën çdo kritikë ndaj politikës që për ne ishte e gabuar, na vente përpara një situate që shoqërohej me dhunë dhe shpesh  mbaronte pa sukses edhe nga  një  herë edhe tragjike.

I jetuam dhe i përjetuam të gjitha këto situata, të vegjël dhe të mëdhenj, pa dallim se cilës shoqëri i takonim. U ndeshëm me lloj-lloj etiketimesh, qoftë edhe nga njerëzit tanë të cilët ndoshta në këtë rast i kontribuan edhe më shumë politikës së vjetër; por ja edhe këte e mbijetuam.

Të shumtë  ishin ata që i qëndruan vazal pushtetit dhe guxuan të shkelin edhe mbi autoritetin e çdo shqiptari, duke vepruar në emët të legjitimitetit që populli ua dha.

Nëse shqiptarëve në shqipëri, iu desh të përballen me komunizmin, apo Kosovës të mposht  politikën serbe; ne shqiptarët në Maqedoni nuk është se i tejkaluam lehtë këto periudha të kësaj epoke të historisë së errët të Ballkanit. Ne iu bëjmë ballë këtyre sfidave edhe sot e kësaj dite. Interesi ynë po shpërfillet edhe mëtej; të drejtat e shqiptarëve po nëpërkëmben. Sot, pozita e një shqiptari në Maqedoni është më tepër se kurrë e neglizhuar.

Të gjendur në një situatë të këtillë, neve na duhej të bëjmë hapat e duhur drejt shkëputjes nga kjo sfidë e kurth i kësaj politike deningruese.Të bindur në faktin se subjektet aktuale të bllokut politik shqiptarë treguan mjeshtërisht se me ne lehtë mund të manipulohet, vazhdojnë edhe mëtej të participojnë në pushtet; pa çka se një shqiptari i hiqet e dreja e fjalës. I mohohen të drejtat elementare që i takojnë çdo qytetari në një vend të civilizuar. E pra, kjo dhe një sërë situatash si kjo, bëri që sot e më tej, blefet politike të përfaqësuesve tanë, të mos i lejojmë të vazhdojnë tej-mëtej. Atyre ju themi! Ndaloni këtu, koha është të ndyshojmë në të mirën tonë.

Sigurisht se, themelimi dhe veprimi i subjekteve të reja, tashmë është një hap që shpreh  një tendencë për të ndryshuar diçka. Ajo, në ditët e sotme do ti kontribonte edhe më shumë një përçarje tjetër, por ia vlen nëse bëhet për të mirë. E gjithë kjo, ka një arsyetim. Jetojmë në pluralizëm dhe kjo e drejtë ka gjithnjë hapsirë për zbatim. Praktika e civilizimit tregon qartë se edhe krahas fraksioneve që lindin në mes subjekteve politike, ata  i bashkon më pas veprimi dhe ideologjia e përbashkët që lind. Andaj, sfida e  përbashkët e jona dhe angazhimi i përgjithshëm do të ndihmonte më tepër se kurrë pët të zgjidhur këtë ngërç politik, ekonomik dhe social.

Sot, na duhet të lëvizim proceset politike sepse e ardhmja dhe gjeneratat që vijnë pas do kërkojnë llogari nga ne.

Të shpresojmë se forcat progresive do ndadhënjejnë!

Lajme të ngjashme

Back to top button