Wag the Dog: Filozofia e të vepruarit të partive politike në pushtet

Titulli i këtij shkrimi “Wag the Dog” është një idiomë amerikane që ka një domethënie figurative dhe jo literale. Kjo frazë do të thotë se gjërat bëhen tërrësisht në mënyrë të kundërt nga ajo që duhet bërë, ose nënkupton tentim të qëllimshëm të shpërqëndrojm vëmendjen nga ajo që në realitet do të ishte më e rëndësishme, me diçka tjetër të një rëndësie shumë më të vogël.

Në këtë mënyrë, rasti i një rëndësie më të vogël del në sipërfaqe fuqishëm, duke mbytur rastin e një rëndësie shumë më të madhe. Me një fjalë, një çështje të një rëndësie minore dominon tërrësisht situatën. Nga këndvështrimi politik, një parti politike jopopullore do të mundohet të tërheq vëmendjen nga një realitet në një çështje tjetër duke përdorë manovra dhe maqineri politike provokative duke nënvlersuar favorin publik nga partia politike popullore, pas të cilit lind një moment i ri.

Një përkthim i përgjithëshëm i kësaj fraze në gjuhën shqipe do të nënkuptonte “lëvizje e bishtit të qenit nga përkdhelja që i bëhet qenit” ose faktit që “qeni njeh pronarin dhe fillon të lëviz bishtin.” Në aspektin politik, kjo frazë krahasohet me qeverinë që përkdhel qenin, dhe se kjo përkdhelje sjell lëvizjen e bishtit që nënkupton popullatën në përgjithësi. Servimet që na jepen nga qeveria në momente të caktuara të veprimit politik, kanë për qëllim të krijojnë një përkdhelje ndaj popullatës për një periudhë të shkurtë kohore, dhe se satisfakcioni ose disatisfakcioni i kësaj përkdhelje do të mund të vërehet nëpërmes reakcionit të popullatës duke lëvizur ‘bishtin.’

Kjo shprehje u popullarizua me të madhe nga filmi i vitit 1997 ‘Wag the Dog’ me aktorët Robert de Niro dhe Dustin Hoffman, me drejtor Barry Levinson. Në rastin e filmit, nëse dëshiron të kthejsh rënditjen e shkakut dhe pasojës, atëherë krijoni një pasojë artificiale me qëllim që të justifikosh një shkak që në kushte normale nuk ka asnjë relacion. Në këtë film, Kryetari i SHBA-ve pak para rizgjedhjes si kandidat i sërishëm për postin e presidentit kapet në një seks skandal. Për të rizgjedhur sërisht të njëjtin president, “spin doktorët” e presidentit krijojn një skemë të një krize lufte me qëllim që të largoj nga faqet e para të gazetave seks skandalin dhe publiku të koncentrohet me “luftën” duke u sulmuar Shqipëria që ishte një sajim i “spin doktorëve.” Ky film doli në kinematë amerikane një muaj para seks skandalit me rastin e Monika Lewinsky.

Duke patur parasysh se kjo frazë është një frazë amerikane do të mendonim se kjo filozofi e veprimit politik është në pronësi të politikbërrjes amerikane. Mirëpo, do të habiteni se kjo filozofi e veprimit është aq prezente edhe këtu tek ne, saqë edhe vet politikbërrja amerikane do të na kishte zili për përdorimin aq të madh të kësaj filozofie të veprimit politik nga pushteti aktual në Maqedoni. “Spin doktorët” e partive politike që përbëjnë qeverinë aktuale aq shumë janë duke sajuar raste jo të rëndësishme me qëllim që të tërheqin vëmendjen e popullatës nga rastet shumë aktuale dhe shumë më të rëndësishme, saqë edhe njerëzit e rëndomtë kanë filluar të kuptojn këtë manovrim politik të këtij pushteti për një periudhë të gjatë kohore.

Deri më tani, ky pushtet ka demonstruar fuqishëm këtë filozofi të veprimit politik. Të gjith ne jemi dëshmitarë të tentimit për të larguar vëmendjen nga problemet reale që ballafaqohet ky shtet. Logjika e shëndosh na jep të drejtë të konkludojm se deri më tani kemi qenë dëshmitarë të shumë ‘spinimeve’ politike të servuara nga vet pushteti. Ndodhitë si, dalja në skenë të personave me tesha të zeza, granatimi i ndërtesës së qeverisë, eksplodimit të bombave në disa stacione policore, reformat në arsim, burgosjet e njëpasnjëshme të kohëve të fundit, pres-konferenca spektakulare e Kryeministrit, rasti Monstra, ekonomia e rëndë e shtetit, Shkupi 2014, dhe dhjetra raste tjerra që kemi qenë dëshmitarë në këtë dekadë të fundit, nuk janë asgjë tjetër përpos një filozofi të veprimit politik të qasjes “Wag dhe Dog.” Ky ‘spinim i doktorëve’ të këtij pushteti nëpërmes kësaj loje të veprimit ka shkaktuar një botë imagjinare që nuk përputhet aspak me realitetin tonë. Është koha e fundit kur kësaj politike ti themi mjaft sepse pasojat e kësaj loje politike të këtij pushteti do të jenë katastrofale për vendin në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button