KONFLIKTI I CIVILIZIMEVE, INTERESAVE APO FEVE?

Shumë autorë në shkrimet e tyre e kanë kritikuar Hantingtonin duke iu kundërvënë idesë mbi konflilktin e civilizimeve duke argumentuar se motivet e vërteta mbi luftërat janë interesat e shteteve dhe fuqive të mëdha si dhe lakmitë e ndyshme, e jo dallueshmëria e civilizimeve. Këtë e ka pohuar doktor Biko, i cili në Kombet e Bashkuara është i ngarkuar për dialogun me civilizimet, i ftuar në një emision të tv kanalit të al- Xhezirës, të njëjtin mendim e ka vërtetuar edhe doktor Xhabiri duke përmendur veprën e Hantingtonit, ku shkruan: “Sikur autori të mendonte mbi problemet e kohës së tij përshkak të pikpamjeve të tyre dhe mundësinë e gjetjes së zgjidhjes e cila do t’ i shërbente tërë njerëzisë, edhe sikur të pajtoheshim me mendimin se me të vërtetë ai është i bindur që konflikti i civilizimit i kërcënohet sigurisë botërore, në të ardhmen, është e domosdoshme që autori për këtë t’ia tërheq vërejtjen të gjitha palëve, të gjithë popujve dhe shteteve, që të kuptohen për këtë rrezikë, duke kërkuar dhe propozuar që të marrin edhe masat preventive për t’i ikur rrezikut i cili do të vinte papritmas. Mirëpo, autori i këtij artikulli është nisur krejtësisht nga një rrugë e kundërt. Që nga fillimi është shërbyer me hipotezën, jo me hipotezën si një mundësi e cila mundë të ndodh në të ardhmen, por ai atë e ka pranuar si faltore historike cila e ka përcaktur historinë në të kaluarën dhe do ta përcaktoj historinë në të ardhmen. Ka shkuar aq larg sa që nga historia ka bërë konfliktin e civilizimit, me këtë ka barazuar të kaluarën me të tashmen, duke u munduar që të tuboj shembuj dhe ndodhi të cilat i vërtetojnë këto fakte të trilluara historike.

      Duke sjellur shembuj poshtë lartë dhe duke i komentuar dhe qortuar. Ai përsërit disa herë shembujt e njëjtë, duke dredhur dhe duke mashtruar. Arma e tij, në të gjitha këto është që  “të sjell huti” apo tentativa për të prezentuar “argumente sofistike”, siç do të mundë të shprehemi në zhargonin logjik.

      Qëllimi i gjithë kësaj është frikësimi, tmerrimi dhe përgaditja e lexuesit për të pranuar rezultatin e ofruar, se ja, kjo është ardhmëria nga e cila nuk mundë të shmanget (iket).Rezultati në të cilin qartë rrëfenë ky artikull është domosdoshmëria që perëndimi  të vazhdoj të perfeksionoj fuqinë ushtarake, që nënkupton edhe domosdonë e shpenzimit të parave në këtë drejtim.

   Mirëpo, rreziku i artikullit të lartëpërmendur nuk është në rezultatin e nxjerrur, por thirrja drejtuar Perëndimit që të ruaj pozitën e tij të dominimit dhe me të gjitha mjetet të orientohet në ruajtjen interesave të veta e kjo në fund të fundit është krejt normale dhe çështje e kuptuar. Sa i përketë “gamës” ose “zemrës” së temës, sipas zhargonit amerikan, është gjë e kuptuar se bëhet fjalë për Islamin në rendë të parë dhe Kinën në rendë të dytë. Autori i artikullit e vëndosë theksin në Islamin dhe këtë e bënë pa marr parasyshë a bëhet fjalë për analiza historike apo interpretime bashkëkohore, përderisa Kinën e përmend vetëm nëse bëhet fjalë për drejtimet e zhvilluara rreth aktualitetit në Azinë juglindore.

      Islami në disa deceniet e fundit është tema kryesore e shqyrtimit në Perëndim. Me Islamin Perëndimi nuk nënkupton vetëm fenë e as qeverit të cilat sundojnë në emrin e tij, përderisa në të kaluarën e afërt Perëndimi, Islamin e konsideronte aleatë kundër komunizmit.

      Kjo ishte në të kaluarën e afërt. Mirëpo, Islami sot, sipas mendimit perëndimorëve në emrin e të cilëve flet edhe Hautingtoni, është diçka tjetër. Ai, është armiku numër një, nëse nuk do të jetë sot do të bëhet nesër. Jo. Shikuar relaisht ai gjithashtu, ishte armik edhe dje, është edhe sotë e do të jetë edhe nesër. Atëherë çka ka ndryshuar? Përse atëherë kjo frikë “e re” madje frikë e “ripërtërirë” nga Islami?

   Z. Xhabiri pohon: “Mundë të thuhet se ekziston një faktorë i pandryshuar në qëndrimin e perëndimit kurse të tjerët janë të ndryshuar. Qëndrimi ndaj Arabëve, Islamit, Kinës, Japonis apo ndaj çdo shteti tjetër në botë ndryshonë. Është e mundur prapë të ndërrojë, nëse e kërkon nevoja edhe në njëqindë e tetëdhjetë shkallë, natyrisht, poqëse këtë do ta kërkonte logjika e “pandryshuar”. Në veprimet e Perëndimit asgjë nuk është “gjithnjë e pandryshuar” përveç interesit, për këtë, kur sulmohen ose rrezikohen interesat e Perëndimit atëherë natyrisht ndryshojne qëndrimet dhe raportet.”

   Dhe në fundë z. Xhabiri shtoi: “Perëndim, është interes e asgjë tjetër. Çdo bisedë rreth tij ose të menduarit kundër tij del nga përpjestimi vijues, Perëndimi – interesi. Ky artikull, në realitet është një rënie pingule në rrjetin e mashtrimeve sofistike të bisedave të cilat dominojnë në Perëndim dhe i cili ka për qëllim që të kthej kujdesin nga “interesat” dhe të alarmoj drejtë asaj që do të ndërrmiret nga perëndimi në të ardhmen, duke u munduar të fshehen në të vërtetë këto interesa përderisa hapsirën debative rreth interesave të perëndimit do të zëvendësojnë tema, siç janë: “civilizimi”, “kultura”, “feja”, “fundamentalizmi” (terrorizmi global, shën. i përkth).

   I përgjigjemi profesor Xhabirit: “Është e vërtetë se interesat, para së gjithash udhëheqin me Perëndimin, mirëpo për Perëndimin në relacion me Islamin, krahas interesave dominojnë edhe probleme të vjetra dhe të reja, e këto probleme janë urrejtja dhe frika. Kjo urrejtje patologjike është trashëguar qyshë nga luftërat e kryqëzatave, e ndoshta edhe nga koha e betejës së Jermukut, Exhnadinit, pushtimi të Egjiptit dhe Afrikës Veriore. Të gjitha këto vende ishin të krishtera e që pastaj u bënë islame… Sa i përket problemit të frikës, ajo lindë nga frika se vigani islam prapë do të lëvizë. Kjo është fshehtësia e frikës së tyre nga rizgjimi islam, fshehtësia e shpenzimit të mundit të madhë për studimin e tij, konspiracioni i punës së tyre për pengimin e zgjerimit të Islamit dhe fshehtësia e propagandës së tyre mbi (rrezikun islam), armikun e ri pas ramjes së Bashkimit Sovjetik.

   Ata e emërtojnë Islamin (rrezikun e gjelbërt), rrezikun e paraqitjes së sërishme të Salahudinit, rrezik i cili e frikëson Perëndimin, edhe krahas dobësisë dhe ndarjeve të pasuesve të vet. Rreziku i kuq Sovjetik është eliminuar dhe tani kanë fillluar që të ofrohen reciprocikisht me rrezikun e verdhë kinez.

      Vizioni i frikës dhe urrejtjes janë faktorë të cilët vazhdimisht ndikojnë në politikën perëndimore, madje edhe në vet mendimin perëndimorë ndaj islamit.

      Këto percepcione në kohën tonë argumentojnë dimenzionet (fetare) të cilat qartë kanë treguar në dy shekujt e fundit në Amerikë drejtë krishterizmit (fundamental) i cili është i lidhur me Torën, e që i shërben sionizmit në Izrael (dora e zezë) nga impulsi dhe devocioni fetarë, siç kanë vërtetuar studimet akademike serioze shkencore.

      Sa do të dëshironim, nga thellësia e zemrave tona, që Perëndimi të lirohet nga këto vështirësi dhe të veproj ndaj muslimanëve siç vepron ndaj popujve dhe fuqive tjera në botë. Mendojmë se i tërë Perëndimi nuk është i njëjtë sepse edhe në mesin e tyre ka njerëz objektiv. Shpresojmë se numri i tyre nga dita-ditës do të rritet.

Lajme të ngjashme

Back to top button