“Jo daljes së Greqisë nga Eurozona, por…”

“Në do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të parandaluar daljen e Greqisë nga Eurozona, por Athina duhet t’u përmbahet zotimeve të mëhershme”. 

Këtë qendrim të dhënë në emër të Bashkimit Europian dhe huadhënësve të huaj e ka ripërsëritur edhe Komisioneri për Çështjet e Ekonomisë dhe Financave, Peirre Moscovici në një intervistë dhënë për BBC.

“Besojmë se vendi i Greqisë është në Eurozonë. Monedha e përbashkët ka nevojë për Greqinë dhe Greqia ka nevojë dhe dëshiron të qendrojë në Eurozonë. Është tejet e rëndësishme për qendrueshmërinë dhe besueshmërinë e Euros që të mos ketë një dalje të Greqisë, ndaj ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet për të parandaluar këtë”, deklaroi Moscovici, ish-Ministër i Financave të Francës.

Për Komisionerin respektimi dhe mbajtja e zotimeve duhet të jetë reciprok. Europa, tha ai, respekton zgjedhjen dhe vullnetin e shprehur nga populli grek në votimin e 25 janarit që solli në pushtet radikalët e majtë të Syriza-s, por edhe qeveria e re greke duhet të marrë në konsideratë zotimet e bëra nga qeveria e mëparshme në Athinë.

Moscovici thotë se kryesore është adresimi i shqetësimeve në mënyrë të qetë dhe paqësore dhe se qeveria greke duhet të jetë e qartë në qendrimin e saj.

Deklarata e Komisionerit të Financave bëhet një ditë pasi Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis deklaroi nga Athina se nuk do të bashkëpunojë më me të ashtuquajturën “Trojka”, Bashkimin Europian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Europiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button