Me pikturimin e shtëpive, banorët e Gazës përcjellin mesazhin se duan të jetojnë në paqe

Banorët e Gazës çdo ditë punojnë për zbukurimin e rrugëve, ndërtesave, porteve në mënyrë që sado pak të zhdukin gjurmët e sulmeve izraelite, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në Gaza ka nisur fushata në kuadër të së cilës banorët të cilët ishin të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, të zbukurojnë rrugët dhe qytetin duke pikturuar në shtëpitë e montuara ku janë përkohësisht të strehuar. Banorët marrin përkrahje edhe nga piktorët dhe artistët.

Piktori Hazim Zemmar merr pjesë në këtë projekt, dhe siç thotë, me këtë projekt dëshirojnë të përcjellin mesazhin se është e nevojshme ndihma dhe mbështetja për banorët të cilët kanë mbetur pa shtëpitë e tyre dhe të cilët tani jetojnë në shtëpitë e montuara.

Në këto objekte pikturojnë dizajne të ndryshme, duke përfshirë edhe fluturat të cilat fëmijëve të Gazës u japin një ndjenjë të lirisë dhe të shpresës, thotë ky artist. Vogëlushi Ferah Kaddig i moshës 9 vjeç ka shprehur shpresë që me familjen e tij të jetojë në një shtëpi më të ngrohtë.

Të rinjtë e Gazës gurët në port i kanë ngjyrosur me ngjyrat e ylberit. Në këtë mënyrë, shpjegon Ebu Dahi, i riu palestinez, dëshirojnë të përcjellin mesazhin se “palestinezët dëshirojnë të jetojnë në paqe dhe larg vdekjes”. Në gurë kanë shkruar edhe “Atdhe, ty të kemi zgjedhur”./AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button