Banorët e Shuto Orizarës kërkojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore

Banorët e një lagje të komunës së Shuto Orizarës në Shkup kërkojnë nga autoritetet lokale përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Thonë se nga reshjet e fundit të shiut, uji u ka shkaktuar dëme të mëdha nëpër shtëpitë e tyre. Fëmijët për çdo ditë ecin nëpër ujë ndërsa në shkollë arrijnë me baltë deri në gjunjë. Nga gropat e shumta kanë pësuar edhe automjetet.

Nga komuna e Shuto Orizarës thonë për Alsat-M se deri tek ta nuk ka arritur ndonjë kërkesë zyrtare për riparimin e ndonjë rruge. I këshilluan banorët e rrugës kontestuese që të dorëzojnë kërkesë deri tek ta, por edhe të shohin nëse me programin e komunës për vitin 2015-të a janë paraparë fonde për investim në rrugën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button