Një reklamë që të bën të qash (VIDEO-FOTO)

Kjo reklamë e veçantë është kthyer në hit në internet. Ajo tregon për historinë se si një person mund të marrë shpëblimin e tij për mirësinë e bërë edhe pas 30 vitesh.

Ajo nis me një djalosh të vogël, që ndiqet nga pronarja e një farmacie, që e kap atë duke vjedhur. Pasi i merr ilaçet e vjedhura ajo e pyet se çfarë do të bëjë me to ndërkohë që djaloshi përgjigjet se do ia japë mamasë së sëmurë.

Në këtë moment pronari i një lokali aty pranë qetëson situatën, i jap farmacistes paratë për ilaçet e vjedhura.

Ai i thotë të bijës që t’i japë djaloshit edhe disa ushqime. 30 vjet më vonë, pronari i lokalit vazhdon traditën e tij me të bijën. Por papritur ai bie përtokë pa ndjenja dhe e dërgojnë në spital. E bija shokohet kur sheh se fatura që duhet të paguajë për shërimin e babait është rreth 25 mijë dollarë, gjë që detyron vajzën të nxjerrë në shitje shtëpinë.

Por skena tjetër tregon vajzën duke fjetur pranë babait. Kur zgjohet, gjen një faturë tjetër mjekësore. Shuma që duhet të paguajë? Asgjë. Gjithçka është paguar 30 vjet më parë. Doktori që po shpëton babanë e saj është vogëlushi që ata ndihmuan 30 vjet më parë, pasi vodhi ilaçet në farmaci.

“Të dhurosh është komunikimi më i mirë,” ështe motoja e reklamës se telefonise. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button