Prokuroria publike kërkon paraburgim për të dyshuarit në “Spiun”

Në Gjykatën Penale të Shkupit, në pritje është fillimi i seancës së dëgjimit të 17 të arrestuarve në aksionin policor “Spiun”.

Me paditët penale, Prokuroria penale, ka dorëzuar tek Gjykata edhe propozim për paraburgim për të dyshuarit. Në aksionin e djeshëm të Ministrisë së punëve të brendshme, janë arrestuar 22 persona duke kontrolluar shtëpitë e 17 personave, tre prej tyre janë të paarritshëm për organet ndjekjes, ndërsa dy prej tyre mbajnë burg për krime të tjera.

Të dyshuarit në mënyrë ilegale u kanë dhënë informacione të klasifikuara dhe sekrete shtetërore shërbimeve të huaja, me çka e kanë rrezikuar sigurinë e shtetit.

Mbrëmë është liruar regjisori, Boris Damovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button