Gjykata do të vendos se çfarë do të bëhet publike dhe sekrete në “Spiun”

Gazetarët të kenë kujdes si raportojnë në lidhje me aksionin policor “Spiun”, ky është paralajmërimi të cilin sot gjykatësi, Vladimir Tufekxhiq, e dha në konferencën për shtyp, duke shpjeguar se plasimi i informacioneve të cilat janë të klasifikuara mund ta dëmtojnë hetimin, ndërsa gazetari dhe mediumi mundet të mbartin përgjegjësi penale nëse kështu vlerëson Prokuroria publike.

Publiku do të përjashtohet nga disa pjesë të procedurës gjyqësore. Por nga Gjykata Themelore 1, nuk shpjegojnë se konkretisht cila pjesë e procedurës do të jetë në dispozicion për publikun.

Mbetet që gjykata të vlerësojë dhe të sjell vendim se në cilën pjesë të procedurës “Spiun”, mund të marrin pjesë gazetarët.

“Ky është vendim i gjykatës e cila është përgjegjëse për procedurën e mëtutjeshme dhe është e sigurt se pjesë e procedurës do të jetë e tipit të mbyllur, që do të thotë se publiku nuk do të mund sheh atëherë kur do të nxirren prova të cilat kanë shkallë të caktuar të fshehtësisë”, theksoi gjykatësi hetues, zëdhënës i Gjykatës Themelore 1, Vladimir Tufekxhiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button