Irani paralajmëron “rrufe shkatërruese” në Izrael

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar se Izraeli duhet të presë një “rrufe shkatërruese”, në përgjigje të sulmeve të 18 janarit në Siri, të cilat kanë vrarë një gjeneral të Gardës dhe disa anëtarë të milicisë libaneze të Hezbollahut.

Mohammad Ali Jafari ka thënë se vrasja e gjeneralit iranian dhe e forcave të Hezbollahut në sulmin izraelit ka krijuar “një tjetër pikë fillimi” për rrëzimin e “regjimit sionist”

Irani ka thënë se gjenerali Mohammad Ali Allahdadi, i cili është vrarë në rajonin Kuneitra në jug të Sirisë, ka dhënë “këshilla të rëndësishëm” për sirianët që luftojnë terroristët – një referencë kjo për rebelët sunitë dhe ekstremistët islamikë.

Sulmi po ashtu ka vrarë Jihad Mughniyeh, djalin e operuesit të lartë të Hezbollahut, Imad Mughniyeh, i cili ëhstë vrarë në Damask, më 2008.

Irani mbështet regjimin sirian dhe Hezbollahun me ndihmë ushtarake dhe financiare.

Lajme të ngjashme

Back to top button