Debuton Shaqiri, barazon Interi (Video)

Vetëm barazim pa gola në ndeshjen e zhvilluar mes skuadrës së Empolit dhe Interit në ‘Stadio Carlo Castellani’, ndeshje në të cilën debutoi edhe kosovari Xherdan Shaqiri.

Ashtu si në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë zikaltërit patën rastet e tyre, pa harruar vendasit të cilët disa herë u treguan mjaftë të rrezikshëm.

Për 90 minuta lojë rrjetat nuk u prekën.

Në këtë ndeshje patëm rastin të shohim edhe Xherdan Shaqirin i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 74, në vend të gjermanit Lukas Podolski.

Pas këtij barazimi Interi është në vend të nëntë në tabelë me pikë të barabarta me Milanin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button