E pabesueshme: Falcao i vet ofrohet Realit

Radamel Falcao i është ofruar Real Madridit, pasi ka mbetur i zhgënjyer nga projekti sportiv i klubit të Monacos, bëjnë të ditur mediet franceze.

Një tjetër arsye e zhgënjimit të kolumbianit është sistemi taksor i presidentit Francez Holland, që ia përgjysmon përfitimet. Në fakt, vendimi për të taksuar edhe të huajt në Principatë, sikurse francezët, hyri në fuqi pas transferimit të Falcaos, James Rodriguez dhe Joao Moutinhos te skuadra e Claudio Ranierit.

Këtyre problemeve u shtohet edhe mungesa e ndërtimit të një skuadre shumë cilësore. Gjatë merkatos së verës Monaco afroi me parametra zero Kravajo dhe Abidal, plus Fabinho dhe portierin Romero që erdhën nga Sampdoria në formën e huazimit. Afrime këto që nuk kanë të bëjnë me blerjet e shtrenjta të premtuara nga Ribolovlev. Për të gjitha këto arsye, Falcao dëshiron të largohet nga Monaco.

Reali i Madridit është klubi i parë të cilit iu ofrua Falcao, por Florentino Perez mendon se është vonë për ta veshur kolumbianin me bluzën e parë, pasi në këtë komente po negocion për blerjen e Gareth Bale nga Totenhemi. Me dyert e Bernabeut të mbyllura, e ardhmja e Falcaos mbetet në duart e Jose Mourinhos.

Duke parë që transferimi i Wayne Rooneyt në Stamford Bridge po bëhet gjithnjë e më shumë i pamundur, El Tigre mbetet një alternativë seriozë për blutë e Londrës. Por, nëse në momentet e fundit Rooney vihet nën urdhrat e portugezit, atëherë kolumbiani do të ishte pasuesi ideal i 27-vjeçarit te Djajtë e Kuq. /Fish Media/

Lajme të ngjashme

Back to top button