Ditari sekret i Lady Dianës, rihap cështjen për vrasjen e saj

5 vjet pasi cështja mbi vrasjet e Lady Dianës dhe Dodi Fayed u mbyll, rihapet dosja. Scotland Yard është duke shqyrtuar informacionet e reja të cilat mbështesin fort tezën se princeshë Diana dhe partneri i saj janë vrarë, akuzë kjo e mbështetur fort nga babai i Dodi Fayed.

Informacionet e reja mbështeten mbi ditarin sekret të Lady Dianës. Mediat britanike transmetojnë se hetimet e reja nuk kanë të bëjnë me ato që nisën pas vdekjes së ish- gruas së princit Carlo në 23 gusht të vitit 1997, apo dhe teorive konspirative të ashtuquajturit “Operacioni Paget” të cilat u shfaqën nga lord Stevens në vitin 2006.

Një zëdhënës i oborritm bretëror ka theksuar se hetimet nuk do të përfshijnë fëmijët e princeshës së ndjerë, princërit William dhe Harry dhe as ish-bashkëshortin e saj Carlo. Por, nga ana tjetër babai i Dodi Fayed pret me padurim zhvillimet e reja.

Në 2008, drejtësia britanike. Mbylli cështjen duke përcaktuar si shkak të vdekje së Lady Di dhe partnerit të saj përndjekjen e pakujdesshme nga ana e gazetarëve si dhe gjendjes së dehur të drejtuesit të mjetit Henry Paul, me të cilin udhëtonte cifti. /BW

Lajme të ngjashme

Back to top button