Salman Rushdie: Liria e shprehjes nuk mund të diskutohet

“Liria për t’u shprehur është e pandashme. Ju mund t’mos ju pëlqejnë karikaturat e publikuara në ‘Charlie Hebdo’, por kjo nuk do të thotë se ato nuk duhen publikuar. Liria e shprehjes është absolute përndryshe ajo nuk ekziston”, ka thënë shkrimtari Salman Rushdie ka qenë i ftuar në Universitetin e Vermontit në Burlington.

Shkrimtari Salman Rushdie ka qenë i ftuar në Universitetin e Vermontit në Burlington, dhe aty ka patur rast të flasë për masakrën e kryer në ‘Charlie Hebdo’. “Tradita satirike franceze ka qenë prore e fortë dhe pickuese; dhe e tillë është ende; gjëja për të cilën më vjen keq është që miqtë tanë, që gjetën vdekjen ne redaksinë e tyre për po atë shkak që unë jam dënuar me vdekje, janë nëpërkëmbur e poshtëruar më pas nga ca e ca, duke i quajtur racistë”.

Më tej, ai tha: “Liria për t’u shprehur është e pandashme. Ju mund t’mos ju pëlqejnë karikaturat e publikuara në ‘Charlie Hebdo’, por kjo nuk do të thotë se ato nuk duhen publikuar. Liria e shprehjes është absolute përndryshe ajo nuk ekziston”./KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button