Trafiku i kokainës, si ishte “maskuar” laboratori i kokainës në Elbasan (Video)

Godina që dyshohet se përdorej si laborator droge dhe që u zbulua mbrën e 14 janarit 2015 në Labinot Fushë të Elbasanit dikur ishte një nga depot e rezervave të shtetit.

Për banorët e zonës godina që ndodhet buzë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, në Xibrakë përdorej si magazinë e bimëve mediciale deri dje kur policia zbuloi se në atë godinë përpunohej droga.

Sasia e lëndës narkotike dyshohej se vinte nga Amerika Latina e fshehur në ngarkesat e biëmve medicinale ndërsa pas përpunimit të saj në laborator droga trafikohej në tregun e brendshëm dhe në Europën perëndimore, sidomos në Gjermani. Dyshohet se droga përpunohej nga dy shtetasit kolumbianë, ndërsa shqiptarët merreshin me trafikimin e saj./ Oranews/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button