Hollande: Do të mbrojme myslimanët

Presidenti francez Francois Hollande u zotua se vendi i tij do të mbrojë të gjitha besimet e duke iu referuar myslimanëve, i përshkroi ata si viktimat më të medha të fanatizmit.

Gjate nje fjalimi te mbajtur ne institutin boterore arab, shefi i Elizese u shpreh se islami eshte mese i pajtueshem me demokracine dhe falenderon arabet per solidaritetin e treguar perballe akteve terroriste te javes se kaluar ne Paris. Tre sulmet qe nisen me mesymjen e zyrave te “Charlie Hebdo-se”, vrasjen e nje oficereje ne rruge dhe pengmarrjen e ekzekutimet ne supermarketin hebraik, shkaktuan 17 viktima.

Ceremonite mortore te pese prej tyre do te zhvillohen sot gjate dites, ndersa te merkuren pati 7 funerale te tjera, nje pjese ne Paris, pjesa tjeter ne Izrael. Mes atyre te cileve u jepet sot lamtumira e fundit jane edhe dy karikaturistet me ne te ‘Charlie Hebdo-se”, Bernard Verlhac – i njohur si “Tignous” – dhe Georges ëolinski.

Hollande deklaroi se revista satirike ka rilindur pas daljes ne treg te numrit te pare te saj qe prej tragjedise. Te merkuren u njoftua se Franca eshte duke shtuar pjesëmarrjen e saj në sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik duke dërguar një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme. vendimi vjen pikerisht pas ngjarjeve tronditese te Parisit.

Nga bordi i aeroplanmbajtëses ‘Charles de Gaulle’, Hollande dënoi reagimin e ngadalshëm të bashkësisë ndërkombëtare ndaj grupit militant ndërsa ai pushtoi pjesë të Irakut dhe Sirisë. Ai u tha trupave se situata “justifikon praninë” e anijes në rajon. Një nga sulmuesit e gazetës franceze pretendoi se kishte lidhje me Shteti Islamik.

Njoftimi pasoi nje votim të ligjvënësve francez të martën që zgjeron angazhimin ushtarak të vendit përkrah Amerikes dhe vendeve të tjera në një fushatë ajrore të qëndrueshme kundër grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri. Franca ishte një nga partnerët e parë të koalicioni të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button