Aliti: Ata që më akuzojnë le të dalin publikisht

Nënkryetari i Kuvendit Rafis Aliti nuk beson se kolegë nga partia e tij e kanë kritikuar dhe kërkojnë përgjegjësi pasi ai në krye në vete e praktikon politikën partiake. Ai ju bëri thirrje bashkëpartiakeve deputet që publikisht të tregojnë nëse vërtet kanë vërejtje për veprimet e tij.

Nga BDI heshtin dhe zyrtarisht ende nuk komentojnë nëse lideri Ali Ahmeti po e humb kontrollin ndaj disa deputetëve dhe nëse partia do të kërkojë përgjegjësi ndaj Alitit.

“Nuk besoj se ka deputet nga BDI që janë ankuar për mua. Nëse është ashtu, le të dalin dhe publikisht me emër dhe mbiemër ti tregojnë vërejtjet. BDI është parti demokratike dhe secili anëtarë mundet haptazi ti kritikojë kolegët dhe idetë, dhe gjithë kjo në drejtim të funksionimit më të mirë të partisë”, thotë Aliti për Dnevnik.

Ai nuk vlerëson se vepron në kundërshtim me politikat partiake sepse, siç thotë, gjatë kohë bashkëpunon me Ahmetin dhe nuk duhet që çdo ditë të dëgjohet me liderin që ti vërtetojë qëndrimet partiake.

Ai refuzoi të përgjigjet nëse pas kësaj qëndron problemi me betejën për funksionet lokale partiake. Për ngjarjet e fundit partiake në Saraj Aliti nuk deshi të komentoj.

Lajme të ngjashme

Back to top button