Ministria e Mbrojtjes u bënë thirrje të gjithë të rinjve të paraqiten në konkurs

Ministria e Mbrojtjes  u bënë thirrje të gjithë të rinjve në Republikën e Maqedonisë të paraqiten në konkursin e shpallur për ushtarë profesional dhe me këtë ta shfrytëzojnë rastin të jenë pjesë e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi MM, selektimi do të jetë në kuadër të transparencës maksimale e cila përfshinë katër faza ­ dorëzimin e dokumenteve, kontrolle mjekësore, teste psikike dhe procesi i selektimit special. Qëllimi është të vazhdohet me angazhim tradicional të ushtarëve profesional me aftësi të zhvilluara psikike dhe standarde të larta morale dhe etike.

“Edhe një herë u bëjmë thirrje të rinjve të cilët janë të bindur se mund t’i plotësojnë obligimet në njërin nga institucionet më me renome në Republikën e Maqedonisë dhe të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për sigurinë dhe mbrojtjen e sovranitetit territorial, të paraqiten në konkursin publik për ushtarë profesionist të publikuar në gazetat ditore në Republikën e Maqedonisë dhe në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, apelon MM.

Lajme të ngjashme

Back to top button