Një 38 vjeçar nga Tetova mbrëmë ka marrë plagë të rënda pasi është qëlluar me thikë

Tetovari tridhjetë e tetëvjeçar mbrëmë ka marrë plagë në kraharor dhe prerje në stomak dhe në kokë. Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë 40 minuta pas mesnate në stacionin policor në Tetovë nga Qendra klinike e Tetovës janë lajmëruar se është sjellë tetovari B.E. (38) me plagë në kraharor dhe prerje në stomak dhe në kokë.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Merren masa për ndriçimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button