Turqia bllokon uebfaqet që publikojnë kopertinat e revistës Charlie Hebdo

Një gjykatë në Turqi të mërkurën ka urdhëruar autoritetet e telekomunikacionit të bllokojnë qasjen në uebfaqet që shfaqin kopertinat e revistës Charlie Hebdo me imazh të Profetit Muhamed.

Agjencia Anadolu ka thënë që ky bllokim, që  ndalon qasjen në uebfaqet në Turqi, është urdhëruar nga një gjykatë në juglindje të qytetit Diyarbakir, bazuar në agjencinë e lajme Dogan, transmeton ITshqip.com. Vendimi u morë nga gjykata pas paraqitjes së kërkesës nga një avokat në Diyarbakir që tha se uebfaqet e tilla rrezikojnë “rendin publik.”

Më pas, policia kishte ndaluar një kamion që po largohej nga qendra e shtypjes së gazetës laike për të kontrolluar përmbajtjen e tyre, pasi që ishte vendosur që ajo gazetë të përmbante pesë faqe me artikuj të përzgjedhur të revistës Charlie Hedbo për të shprehur solidaritet.

Gazeta Cumhuriyet është lejuar nga policia për shpërndarje duke mendur se kopertinat e fundit të gazetës satirike franceze që përmbanin profetin nuk janë publikuar, por dy redaktues të kësaj gazeta kanë përdorur imazhe të vogla bardhë dhe zi të kopertinës satirike në kolonën për titull.

Cakirozer kishte thënë se përdorimi i atyre imazheve në kopertinat e gazetës ishte zgjedhje personale e shkruesve.

Policia kishte rritur sigurinë jashtë selisë së gazetës Cumhyriyet dhe qendrës së printimit si një masë sigurie paraprake. Më pas, grupe të vogla pro-islamike protestuan kundër gazetës Cumhyriyet në Ankara dhe në qendër të qytetit Konya./itShqip

Lajme të ngjashme

Back to top button