Pse të dua TY

Se ti je ylli i fundit që zhduket në agim,
i pari që duket në muzg.
Je diell në një ditë të nxehtë vere,
hëna 15-she e natës më të gjatë të vitit.
Ti je oazë në shkretëtirën përvëluese të mendimeve të mia,
strehë e imagjinuar e dashurisë sime.
Je det i gjerë rrotull vetmisë përmbytëse,
spirancë e shpëtimit të shpirtit tim.
Se ti je etja e pashmangshme e maratonës sime,
ujë që më pret nga rrjedha gurgulluese e iceberg-ut të shkrirë.
Ti je fjolla nismëtare që shkrinë në qerpikun tim,
e mbrëma që ngrinë në buzën time.
Je brymë drithëruese e një fundnate vjeshte,
vese e freskët e mëngjesit pranverorë.
Ti je pyll i dendur i amazonës së të papriturave,
luadh i pashkelur i Fushës së Kosovës.
Ti je shqipe që përshkon malet e Llapit,
pëllumb që bënë folenë në tokën e Muratit.
Sepse tiiiii jeeeee ëndrra e fundit që pashë me atë që doja,
dhe e para që më tronditi e më dha shpresë pamëshirshëm.

Poezi nga A.Breznica

P. S.:
Toka e Muratit është një fushë në Komunën e Fushë Kosovës që në dokumentet osmane është përmendur si “Muradiye”, ose toka e Muratit, sulltanit osman i cili bëri një fushim në atë zonë gjatë kohës kur po merrte pjesë personalisht në Betejën e famshme të Kosovës, në qershor të vitit 1389.
Tani ky lokalitet quhet Miradi, pra nga “Muradiye”.

Lajme të ngjashme

Back to top button