Stavreski shtron arsyet e kontrollit të llogarive bankare

Sipas ndryshimeve të cilat të hënën janë në rend dite në komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, bankat do të nënshkruajnë memorandum me institucionet ndaj të cilave obligohen që ti japin të dhënat.

“Për të mos u maltretuar qytetarët dhe të sjellin vërtetime bankare për gjendjet e llogarive të tyre, si dhe të ulen masat e gjëra para sporteleve, institucionet shtetërore, në vend të tyre do ti marrin të dhënat”, theksoi Zoran Stavreski.

Kjo është arsyeja për çka po sjellën ndryshimet në ligjin për bankat, thuan nga ministria e financave. Me ndryshimet e Ligjit për banka po zgjerohet lista e institucioneve që do të kanë qasje deri tek llogaritë e të gjithë tyreve që duan të realizojnë të drejta sociale, të drejta punësimi dhe sigurimi shëndetësor.

Ministri Zoran Stavreski vërteton se të dhënat do të sigurohen përmes një procedure të rreptë sigurie.

“Me ndryshimet i lejohet edhe Agjencionit për punësim, ministrisë për punë dhe politikë sociale si dhe Fondit për sigurim shëndetësor të mund të kanë qasje në llogarite bankare të qytetarëve të cilët duan të realizojnë të drejta të caktuara. Planifikohet edhe kontroll i gjendjes financiare në banka të kryhet vullnetarisht mbi baza të deklaratës dhe pajtueshmërisë paraprake të përfituesit të drejtës”, theksoi Stavreski.

Lajme të ngjashme

Back to top button