Tetovë, komuna mban në letër masat kundër ndotjes, mjekët rekomandojnë kujdes!

Masat e paralajmëruara kohë më parë nga komuna e Tetovës kundër ndotjes së ajrit, nuk gjejnë realizimin në teren. Përqendrimi i grimcave kancerogjene  PM 10 nuk bien nën masën e lejuara tashmë një kohë të gjatë, ndërsa dy ditët e fundit matjet tregojnë për ndotjen alarmante që është 20 herë më shumë se normat e lejuara.

Edhe përkundër ndotjes alarmante të ajrit deri më tani komuna nuk ka aktivizuar masat e paralajmëruara të ndalimit të automjeteve.

Në faqen e Ministrisë së ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinor, qëndron shpallja prej disa muajsh se në Tetovë është tejkaluar pragu i informimit dhe në këtë rast duhet që të shfrytëzohet transporti publik dhe të mos shfrytëzohen automjetet pa pasur nevojë të veçantë.

Në listën e gjatë të masave të paralajmëruar nga komuna e Tetovës, deri më tani nëpër rrugët e qytetit nuk po realizohet edhe ajo që konsiderohej si me e mundshme, rregullimi i regjimit të ri të komunikacionit, ashtu siç rekomandon edhe Ministria e ambientit jetësorë. Përqendrimi enorm i grimcave kancerogjene tregon se masat e paralajmëruara nga komuna e Tetovës mbeten në letër.

Deri sa niveli i ndotjes së ajrit në Tetovë vazhdon të mbetet i lartë, mjekët rekomandojnë që fëmijët, të sëmurit kronik dhe personat e moshuar të shmangim qëndrimin jashtë

Lajme të ngjashme

Back to top button