Përfundon mandati i ambasadorit italian, Fabio Kristijani

Ambasadori Italian në Maqedoni, Faboi Kristijani, pati një takim lamtumirës me presidentin, Gjorge Ivanov.

Ivanov i ka shprehur falënderimin e tij ambasadorit Kristijani, për kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me shpresë se marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore me Italinë, do të vazhdojnë edhe më tej.

Presidenti i Maqedonisë shpreson se Italia edhe në periudhën e ardhshme do ta përkrahë Maqedoninë në procesion e integrimeve euroatlantike, sepse kjo do të kontribuojë drejt trendit pozitiv të Ballkanit dhe dhënien definitive të datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Kristijani dhe Ivanov ranë dakord se të dy vendet duhet ta thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe bashkëpunimin e planit shumëpalësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button