Më shumë spektakël se sa efekt nga investimet e huaja

Të kënaqur nga efektet e arritura, nga Qeveria paralajmërojnë hapjen e 25 kompanive të huaja në vend. Ekonomistë nga ana tjetër vlerësojnë se rezultatet nuk janë të kënaqshme, ndërsa hyrja e kapitaleve të huaja është i pamjaftueshëm që të nxisë zhvillim të ekonomisë. Sipas ekspertëve efektet më shumë janë promocion për Qeverinë, se sa ka rezultate në ekonomi.

Edhe përkundër përpjekjeve të qeverisë, Maqedonia është vendi i fundit në rajon sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja në vend, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

“Sigurisht këtë qeveri do ta kujtojmë nga ajo se çdo dit tregon se cilat kompani do të investojnë në Maqedoni dhe se do të punësojnë minimum 1 mijë persona, por nga këto premtime të realizoheshin vetëm 10 përqind ne nuk do të kishim përqindje kaq të lartë të papunësisë”, thotë për REL Bilall Kasami.

„Maqedonia po shitet, un nuk mund ta kuptoj si mundet që të jetë më mirë për Maqedoninë të ju jepen gjitha ato resurse, gjithë ato garancione investitorëve të huaj, ato të paguajnë pagë minimale prej 9 mijë-10 mijë denarëve dhe kjo të jetë sukses për Maqedoninë. Kush mundet sot të jetojë me 9 mijë denarë. Cdo ditë lavdërohen se ky është një rezultat i mirë, por rezultati është, varfëri e madhe në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi ish guvernatori i Bankës Popullore Petar Goshev.

Lajme të ngjashme

Back to top button