Tensione: Serbia pret që Maqedonia ta tërheq vendimin

Nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Rasim Lajiq, pret që nuk do të ketë nevojë për të futur masa reciproke dhe se Maqedonia do ta tërheq vendimin me të cilin kufizohet importi i grurit.

“CEFTA nga Maqedonia kërkon që ta tërheq vendimin me të cilin shkelet marrëveshja për tregti të lirë dhe unë sinqerisht shpresoj se kjo do të ndodhë në një kohë të shkurtër”, ka deklaruar Lajiq, në intervistë për “Novi Magazin”.

Serbia ka treguar shkallë të lartë të kuptimit dhe durimit të problemeve të Maqedonisë dhe se nga lufta tregtare nuk përfiton askush, e posaçërisht prodhuesit dhe qytetarët e të dyja shteteve, ka deklaruar Lajiq.

“Nuk ka dyshim se do të jetë atraktive në plan politik të vendosim masa të kundërta, por kjo nuk shkon në interes të askujt. Me Maqedoninë kemi 600 milion euro këmbim të mallrave, që nuk guxojmë që ta rrezikojmë, sepse pres që problemi të zgjidhet. Kemi fituar premtim dhe e kemi vendimin e CEFTA-s”, theksoi Laiq.

Këto ditë, qeveria Serbe ka njoftuar se që nga dita e hënë, do të fillojë me masa reciproke nëse Maqedonia nuk e tërheq vendimin me të cilin kufizohet importi i grurit ndaj Serbisë. Deri më tani, nuk ka ndonjë informacion se do të ndodhë një gjë e tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button