“Tri Dritare dhe një Varje” në Gothenburg International Film Festival

Ky festival i cili njihet si festivali më i madh në shtetet nordike do të mbahet në Gothenburg të Suedisë prej 23 janar deri 2 shkurt.

Filmi i metrazhit të gjatë i mbështetur nga QKK, “Tri Dritare dhe një Varje” nga regjisori Isa Qosja do të shfaqet në edicionin e 38-të të Gothenburg International Film Festival.

Ky festival i cili njihet si festivali më i madh në shtetet nordike do të mbahet në Gothenburg të Suedisë prej 23 janar deri 2 shkurt.

“Tri Dritare dhe një Varje” pati premierën ndërkombëtare në Sarajevo Film Festival 2014 dhe së fundmi u shfaq edhe në Palm Springs International Film Festival në Kaliforni.

Ndërkohë, në këtë festival, ashtu sikur kemi raportuar para disa ditëve do të prezantohet edhe filmi “Bota”, me regji të Iris Elezit, poashtu i mbështetur nga QKK./KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button