Mediumet botërore i fryjnë Islamofobisë

Jam i prirur që të jem i kujdeshëm ndaj dhimbjes së çdo individi pamvarësisht përkatësisë kombëtare apo fetare apo statusit shoqëror të cilit i përket individi. Prandaj publikisht u shprehi keqardhjet e mia të sinqerta familjarëve të të vrarëve të pafajshëm në Paris.

Mirëpo, nuk mundem e të mos shprehi skepticizmin tim sa i përket përkatësisë fetare dhe motivit të vrasësve. Mjafton që të lexosh mendime dhe shkrime të intelektualëve të shumtë botëror që të vëresh elemente konspirative në këtë rast makabër.

Padyshim viktimat e para ishin të vrarët në këtë rast të dhunshëm. Mirëpo, vetëm disa minuta pas këtij rasti paraqitet viktima e dytë , viktimë e cila ishte pre e mediumeve të porositura, viktimë e cila ka pasoja në përmasa globala, viktimë e cila e ka vetëm një “faj” e ai është se i takon besimit islam. Dhe kjo viktimë nuk është individ apo grup, kjo viktimë është një popull dhjetra milionësh në Europë.

Prandaj, duhet të konkludoj se, ose mediumet janë aq naive sa që nuk e dinë se paragjykimet mbi baza etnike dhe fetare janë fatale për të paragjykuarit, ose përputhen të dhënat e teorive konspirative se gjithçka ka qenë e porositur nga qarqe të huaja dhe duke e gjetur motivin ideal (ofendimi i Pejgamberit të Zotit) , nëpërmjet mediumeve të parapregaditura , përhapin urrejtjen dhe islamofobinë, e cila ka si përfundim nxirrjen e fytyrës paqësore të Islamit, ose pengimin e pranimit të shtetit të Palestinës nga ana e qeverisë së Francës (dhe qeverive tjera në paralajmërim), ose ushqimin e armikut virtuel kujdestar ( “terrorizmin islamik” ).

Mbetet të presim uljen e pluhurit islamofob i cili është përhapur në tërë Francën dhe më gjërë, pluhur i cili po i djeg faltoret dhe pronat e muslimanëve, pluhur i cili po i mban në ankth edhe fëmijët e tyre. Vetëm pasi të ulet ky pluhur, vetëm pasi të shuhet kjo nxitje e urrejtjes ndaj Islamit dhe muslimanëve, vetëm atëherë do të duhet të shpresojmë në drejtësi të paanshme dhe të pandikuar nga hetuesia dhe prokuroria franceze.

Deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunshëm, na mbetet të lutemi për drejtësi dhe barazi për të gjithë të pafajshmit duke mos i haruar muslimanët, të cilët si pakica janë bërë kurban për vjelljen e gjithë mllefit të islamofobëve, mllef i cili po heshtet si nga shtetet e zhvilluara, poashtu edhe nga subjektet politike shqiptare, mllef i cili po i len pa gjum muslimanët e Suedisë, Gjermanisë, Francës e kështu më radhë.

Vallë , a duhet që përveç ankthit të fëmijëve dhe grave, djegjes së faltoreve dhe pronave, ofendimeve dhe talljen me të Dërguarit e Zotit (kuptohet “në emër të lirisë së shprehjes”) të dëgjojmë edhe për vrasjen dhe masakrimin e muslimanëve që të

kuptojnë bota e civilizuar dhe politikanët shqiptar se duhet ngritur zërin edhe për këta “jetimë” në Europë.

Dhuna nuk njeh komb dhe fe, por as drejtësia nuk duhet të njoh komb dhe fe.

Lajme të ngjashme

Back to top button