Masakër në Paris, sulmohen me kallashnikov zyrat e gazetës “Charlie Hebdo”

Në selinë e javores satirike franceze në Paris sot ka pasur të shtëna, nga të cilat ka të vrarë dhe të plagosur.

Agjencia e lajmeve Associated Press (AP) e ka cituar një dëshmitar që tha se dhjetëra persona të armatosur ishin të involvuar në sulmin në selinë e javores, Charlie Hebdo. Po ashtu, është cituar një gazetar që i tha një televizioni lokal se i ka parë sulmuesit që ishin të maskuar.

Mëtutje, AP ka raportuar se një burim policor ka thënë se një gazetar është vrarë dhe tre policë janë plagosur.

Agjencia tjetër e lajmeve, Reuters, e ka transmetuar Televizionin iTele, që thotë se 11 vetë ishin vrarë, por kjo nuk është konfirmuar menjëherë zyrtarisht.

Rrjeti amerikan CNN ka raportuar se dy persona të armatosur kanë hyrë në ndërtesë dhe se të shtënat kanë zgjatur afro pesë minuta, transmeton REL.

Raportohet se presidenti i Francës, Francois Hollande është nisur për ta vizituar vendin e ngjarjes.

Ish-zyrat e revistës, Charlie Hebdo, ishin shkatërruar në vitin 2011 nga një zjarrvënie e qëllimshme, që qartas ishte e motivuar nga botimi special, ku përfshiheshin edhe karikaturat për fenë islame.

Lajme të ngjashme

Back to top button