Si mos e bëjmë këtë gabim gjatë blerjes?

Është thuajse e natyrshme qe kur hyn ne një supermarket te “infektohesh” nga dëshira për te blere sa me shume gjera, duke rrezikuar kështu te shpenzoni para për artikuj te panevojshëm.

Për te shmangur këtë, me poshtë janë disa këshilla te thjeshta qe do t’iu ndihmonin për te blere sa me shume gjera te nevojshme duke shpenzuar sa me pak para.
Për këtë, ne radhe te pare do tu duhet qe paraprakisht te keni me vete një liste te gjerave qe do te duhet te blini, te cilën e keni përgatitur qe ne shtëpi. Ne rast se këtë nuk e keni bere, atëherë do tu duhet te bëni me mend një ushtrim te vogle, duke sjelle ndërmend gjerat qe i keni ne shtëpi, dhe ato për te cilat do te kishit nevoje.

E ndërsa ndodhemi te rrethuar nga qindra produkte dhe etiketat e tyre qe te hutojnë dhe te marrin shikimin , qe te mos biem ne kurthin e tyre, duhet te zgjedhim atë produkt për te cilin kemi nevoje dhe t’i referoheni etiketës se tij, për te vlerësuar aty karakteristikat ushqimore te produktit dhe te bëni një krahasim me çmimin, pasi ka rrezik qe mes tyre te mos ketë lidhje. Me ketë rast, një tjetër porosi është qe asnjëherë te mos shkoni ne supermarket kur jeni te uritur. Te qenurit te uritur ne këtë rast stimulon dëshirën për te blere edhe gjera te panevojshme.

Ndoshta do te duket e çuditshme, por ka momente te cilat janë ose jo te mira për te bere shopping. Ne supermarkete bëjnë shpesh edhe fushata promocionale, gjate te vilave për shume produkte zbatohen ulje te theksuara te çmimeve, ndaj këto momente, festa, përvjetorë,  sezone, stine, duhet te ndiqen dhe te përfitohet prej tyre.

Këshillohet qe ne vend te pare te shpenzimeve tuaja do te duhet te jene frutat dhe zarzavatet dhe pas tyre drithërat, bishtajoret, vaji dhe ne fund, burimet proteinike, përfshi  mishin, peshkun dhe vezët.

Sa i takon produkteve jo ushqimore, ne vend te pare do te duhet te jene ato qe kane te bëjnë me kujdesin personal, ato te higjienës, produktet për pastrimin e shtëpisë, teshave etj.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button