Krujë, breshëri automatiku në garazhin e kreut të PS-së

Është sulmuar me breshëri automatiku garazhi, i cili ndodhet vetëm pak metra larg banesës së kreut të Partisë Socialiste në rrethin e Krujës, Artul Çelës. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në lagjen “Hoxhë” të qytetit. Me dhjetëra plumba kanë depërtuar qepenin e garazhit, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme automjetit të Çelës. 

Të shtënat ngjallën panik, si te familjarët e kreut të PS-së në Krujë, gjithashtu edhe te banorët e zonës. Policia mbërriti, më pas në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. 

Deri më tani, forcat blu nuk kanë rënë ende në gjurmët e autorit, ndërsa dyshohet se sulmi mund të ketë prapavijë politike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button