Njeriu më i vjetër në botë

Jeton në malet e Bolivizë në një lartësi prej me afro 4000 metrash, në një kasollepas asnjë lloj komoditeti. Është shumë i vjetër në moshë. Ai vetë nuk e mban mend se kur ka lindur por e di se ka jetuar më shumë se 1 shekull. Quhet Carmelo Flores Laura dhe sipas dokumentit të tij të identifikimit ai ka lindur më 1890 dhe është 123 vjec. 

Në goje nuk ka dhëmbë por me mishërat e ënjtur përtyp vazhdimisht gjethe të bimës koka të cilat i japin energji dhe nuk e lënë të ketë uri.

Shoh disi turbullt tani. Më parë shihja sh mirë, por juve ju dallova teksa po vinit. U thotë ai gazetarëve të AP, duke iu folur në një gjuhë të vjetër që nuk është spanjisht, por që ngjan më shumë me dialektet e hershme të vendasve.

Nga tre fëmijë të tij jeton vetëm një prej tyre dhe është 67 vjec., por ai ka 40 nipa dhe 19 stërnipa që për të tregojnë edhe histori të cilat vetë Carmello nuk i mban mend mirë.

Drejtori i regjistrit Civil Eugenio Condori, tregon se në kompiuterin e tij tregohet qartë se Flores ka liundur më 16 korrik 1890. Condori thotë se certifikatat e lindjes nuk kanë egzistuar në bolivi deri në 1940. Lindjet verifikoheshin në baze të certifikatës së pagezimit në kishë. 

Por cili është sekreti i kësaj jetëgjatësie? 

Unëeci shumë, jetoj me kafshët në mal, nuk ka oriz. Kam ngrenë vetëm elb, patate dhe fasule, dhe mish qingji. Kam pirë ujë nga bora e shkrirë dhe kam jetuar gjithë jetën këtu. 

Carmelo Flores Laura jeton tashmë me pak prej kujtimeve të tij por ajo cka më mungon më shumë nga rinia është gjuetia e dhelprave.

Lajme të ngjashme

Back to top button