Ish-ushtarët e UÇK-së rikthehen në Mat pas 14 vitesh

Pas 14 vitesh, një grup ish-ushtarësh nga Kosova të stërvitur në Mat janë rikthyer në repartin ushtarak të Mollzave ku edhe janë stërvitur për t’u rreshtuar më pas në radhët e UÇK-së, për çlirimin e Kosovës.

Rreth 40 ish-rekrutë kosovarë të stërvitur në Erethin e Matit, për pjesëmarrje në formacionet ushtarake të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb, janë rikthyer gjatë këtyre ditëve, për të bërë një vizitë në Rrethin e Matit, në memorie të stërvitjes së tyre në repartin ushtarak të Mollzave, për t’u rreshtuar më pas në radhët e UÇK-së, për çlirimin e Kosovës, shkruan Shqip.

Kjo vizitë ishte një ritakim me eprorët ushtarakë shqiptarë, ku me këtë rast kujtuan shumë ngjarje dhe mbresa të asaj kohe, kur dhe ata plot pasion stërviteshin për të çliruar Kosovën martire.

Në fjalën e tyre ata u shprehën se kanë një respekt të veçantë për popullin e Matit, që u tregua mjaft mikpritës e dashamirës ndaj tyre në kohët më të vështira.

Lajme të ngjashme

Back to top button